Aksidenti tragjik në Prizren, dy nga viktimat ishin futbollistë. Reagon klubi i Gjakovës

0
234

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.

Ky aksident është shkaktuar si pasojë e garave me makina, ku kanë vdekur tre persona.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, janë tre të rinjtë që kanë humbur jetën nga ky aksident të cilët ishin duke ndjekur garën në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë, ndërsa ish klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka dal me reagim publik.

”Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla.
Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre.
Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi.”, thuhet në reagimin e KF Gjakovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here