Nga Basir Çollaku
Gazetarët kanë punë me nxjerrë sekrete dhe jo me mbulu, përjashtuar rastet e terrorizmit dhe Sigurisë Kombëtare. Ndaloni çdo lloj dhune ndaj tyre.
I nderuar i burgosur dhe i penduar vende- vende z. Nuredin Dumani..
Po shkruaj letrën duke pasur para sysh pamjet e fëmijës 8 vjeçar të kolegut Elton Qyno, i fort-habitur, se çfarë i paska bërë babai i tij kombit, që është alarmuar Prokuroria e Policia në mesnatë.
Ke ngatërruar dynjanë, ende pa u hapur krejt tefterët e pendesës tënde të pambaruar.
Policët
Prokurorët
Gjyqtarët
Politikanët
Vrasësit me pagesë, shenjestrat e tyre, paguesit e faturave
Biznesmenët
Gazetarët
Mediet tradicionale dhe sociale nuk e ngrysin dot ditën pa lajme për rrëfimet tronditëse të Nuredinit. Këto telefonat e fshehtë kanë shtuar kusure të reja. Vetëm me SKY pa mbërritur ende Encrochat Drejtësisë së Re me sigurimsat e vjetër në sistem, qeverisë, KM, Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Drejtësisë, u kanë kërcyer djersët dhe temperatura.
Në marketin e vrasjeve strategjike, ka investitorë të drogës e pushtetit lidhur bashkë.
Çunat e Dubait po punojnë pa u trazuar dhe kur ti e shokët e tu të qelisë, Henri, Luftari, e të tjerë, u nxjerrin emrat, sekëlldia zapton institucionet, me frikën se kush e ka rradhën. Thonë Nuredin se ti e di se në cilat kulla kanë hedhur bashkë miliona euro, çunat problematikë dhe ato të qeverisë e të drejtësisë. Se po merrni në qafë gazetarët, kur u çuan gjithë prokurorët në këmbë, për të gjetur te shtëpia e kolegut Qyno, në mesnatë ndonjë kiamet tjetër. Fol me shoqninë tënde dhe orientoi më hollë.
Nuredin ato habere që di për shokë të KM e ministrave bëj gajret e mos i vono se si dihet ta prishin marrëveshjen. Duket ashiqare se Kushtetuta e ligji bëjnë më lirë se groshët. Thuaj Ramës sa mandate i morët e sa siklete i hoqët, se arkiva tani është në Francë dhe ka rrugë të gjatë. Jeni vetëm te SKY. Pa vjen Encro dhe Matrix. Janë gjashtë vjet kuvend. Ti e di, ndoshta ua ke thënë SPAK-istëve kush porosiste kush vriste kush fitonte. Ti i njeh dhe ke dëgjuar nga shoqnia e armëve, kush janë miqtë e Talos e të Taos, të Ramës e të Maos, ndaj zbrazi krejt. Po e nis me një letër për ju, qarku i Dibrës, e me rradhë komshinjve nëpër qelitë e ndame të SPAK., në vise të tjera. Në Kodin tuaj ju keni mbajt fjalët, sepse keni makinë llogaritëse me dhe pa zhurmë qe noterizon vendimet. Por nëse u keni zënë besë politikanëve e pushtetit, zahmet e keni, po çelësat në det do merrni. Nëse ka mbrri puna me shit dëshmi ma mirë heshtni se sa ti shesin Prokurorët, Gjykatësit, Politikanët, për interesa të karrierës dhe jo vetëm. Gjithnjë nëse nuk i thoni të gjitha. E për këtë me dashje e pa dashje gazetarët janë lajmësit. Të cilët Kushtetuta e Kanuni i mbron po njëlloj…Në një shtet ku ligjin dhe Kushtetutën e shkelin rojet e paguara me taksat tona, ju mund tia jepni një dorë më tepër drejtësisë…Edhe Robin Hudi hajdut ishte, po kishte shenjë të mirë…