Librazhd, bie nga shkëmbi një 58 vjeçar. Transportohet me helikopter drejt Tiranës

0
179
foto ilustruese

Një person ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një masivi shkëmbi në Librazhd, ndërsa si pasojë e plagëve të marra është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

 

 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Polis Vilan, njësia administrative Polis. Mësohet se i plagosuri është Liman Muzhaqi 58 vjeç, ndërsa është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt spitalit të Traumës, pasi transporti me ambulancë është i pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Paraprakisht mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here