Autobusi përplaset me 3 makina dhe 4 motoçikleta, 11 të vdekur

0
229

Policia në Indonezi njofton se një aksident zinxhiror, ku u përfshi një autobus turistik, ka lënë të vdekur 11 persona në ishullin kryesor në Indonezi, Java.

Besohet se ka mundësi që frenat e autobusit ishin shkaktar i aksidentit, pasi që autobusi goditi tri makina dhe katër motoçikleta para se të bintte në një përrua 10 metra të thellë, njofton policia, transmeton Express.

Sherifi i trafikut lokal, Erik Bangun Prakasa, ka thënë se aksidenti në fshatin Ciloto në rrethinën perëndimore të Java, Cianjur, po ashtu la pesë persona të lënduar rëndë, dhe 41 të tjerë me lëndime të lehta.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indonezi për shkak të infrastrukturës dhe standardeve të dobëta të sigurisë./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here