Ish drejtori i arrestuar, i afërm i bashkëshortes së Veliajt/ Xama: SPAK-u edhe shkresat e Veliajt ia faturon Bashkisë

0
368

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për urdhër arrestet e SPAK për disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë, lidhur me aferën e inceneratorëve.
Artan Hoxha ka zbuluar se njëri prej të arrestuarve, është i afërm i familjes Veliaj, konkretisht kushëriri i bashkëshortes së Veliajt.

Ndërkohë, gazetarja Ola Xama tha se Veliaj nuk përmendet fare nga SPAK, madje edhe shkresat e tij, SPAK i quan si “shkresë e Bashkisë Tiranë”.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ka të dhëna se njëri prej personave me udhër arresti është i afërm i bashkëshortes së Veliajt, Namik Simixhiu. Është e vërtetë kjo gjë?

Artan Hoxha: Po është e vërtetë. Ai në këtë moment është pensionist. Është marrë masë sigurie ekstreme edhe pse është pensionist.

Ola Xama: Besoj edhe zoti Bezhani është pensionist.

Ylli Rakipi: Pra pensionistët kanë marrë.

Artan Hoxha: Këta me kalimin e kohës duhet t’i lirosh sepse e pengon mosha, aq më tepër nuk kanë as mundësi të prishin provat.

Ylli Rakipi: Po për Veliajn nuk ka hetim?

Ola Xama: Nuk përmendet as me emër. Edhe shkresa e zotit Veliaj, përmendet vetëm si shkresë e Bashkisë Tiranë. Nuk përmendet as si emër Erion Veliaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here