BE: Shqipëria dhe Serbia nuk përmenden fare në kapitullin e zgjerimit të Këshillit Europian

0
259

Shqipëria nuk përmendet fare si vend kandidat në kapitullin e zgjerimit të draftit të fundit të Këshillit Eurpoian, që pritet të fillojë të enjten.

Kështu raporton e përditshmja greke, Kathimerini.

Zhvillimi me shumë gjasa lidhet me çështjen e kryebashkiakut Fredi Beleri, veçanërisht pasi të hënën, Gjykata Speciale të Tiranës refuzoi kërkesën e tij për leje të kufizuar për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës.

 

Greqia ka paraqitur një deklaratë me shkrim, e cila shoqëron letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vendosur tre kushte bazë për nxitjen e anëtarësimit të Tiranës.

Kushtet janë betimi i Belerit, gjykimi i tij i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë.

Por në kapitull nuk përmendet as Serbia, kjo për shkak të kundërshtimeve specifike nga disa shtete anëtare të BE-së në lidhje me mospërputhjen e Serbisë me politikat e sigurisë dhe politikës së jashtme të BE-së, veçanërisht për çështjen e sanksioneve ruse për luftën në Ukrainë.

Kapitulli i zgjerimit ka referenca në paragrafë është për shtete si Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Bosnja, Maqedonia e Veriut.

Referenca për Maqedoninë e Veriut është veçanërisht interesante, në një kohë kur emri i Shqipërisë mungon, për shkak se kandidatura e dy vendeve ishte konsideruar e lidhur bashkë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here