Varfëria dhe cmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten

0
294

Apartamentet dhe banesat e reja pritet të jenë më të kushtueshme vitin e ardhshëm, pasi kostot për ndërtuesit janë shtuar

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në përiudhën korrik-shtator ato janë rritur me 4.2%.

Megjithatë, shifra mbetet në raport të ngadalsuar me një vit më parë që ishte 7.2%.

Rritja e kostove të ndërtimit pritet që të ndikojnë në formë  direkte në një tjetër valë rritjesh të çmimeve të apartamenteve.

Shkaqet kryesore të këtyre kostove janë energjia me 6.6% dhe rritja e pagave të punonjësve në këtë sektor, me 4.8%

Referuar raportit, të ndara me grupe, çmimet e materialeve të ndërtimit, kryesisht ato hidrosanitare dhe ato të ventilimin u shtrenjtuan me 4.4% secila pasuar nga grupi i materialeve elektrike me 2.5%.Kujtojmë se pak më herët në raportin shoqërues të Bankës së Shqipërisë, ndërtimi ishte sektori më optimist për ekonominë dhe prisnin një rritje të mëtejshme çmimesh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here