Inceneratori i Tiranës/ SPAK arreston “të arrestuarit”, shumica në burg për “Fierin”

0
147

 

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion po udhëheq një operacion arrestimesh, për zyrtarë që lidhen me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas informacioneve jo-zyrtare, janë lëshuar urdhër-arreste për 15 persona, nga të cilët pjesa më e madhe e të cilëve kanë në fuqi masa sigurimi “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”.

Natyrisht, në këtë operacion mungon emri kryesor i dyshuar për skandalin 420 milionë euro plus të landfillit të Tiranës, Erion Veliaj.

Në listën më të fundit të publikuar në media, për të cilët besohet se janë lëshuar urdhër-arresti, janë:

1. Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, i burgosur prej dhjetorit të vitit 2021 dhe i shpallur fajtor e dënuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

2. Alqi Bllako, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, i burgosur nga Prilli 2022, i shpallur fajtor për aferën e inceneratorit të Fierit dhe i pafajshëm për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

3. Pëllumb Abeshi, ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, i dënuar me burgim për aferën e inceneratorit të Fierit.

4. Mirel Mërtiri, “bosi” në hije i inceneratorëve, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

5. Klodian Zoto, pronari në dukje i inceneratorit të Fierit, i shpallur në kërkim, i dënuar për aferën e Elbasanit dhe të Fierit.

6. Erjon Murataj, ish-zyrtar në Bashkinë Fier, nën masë sigurimi që prej aferës së inceneratorit Fier.

Emra të rinj në listën e personave, ndaj të cilët janë vendosur masat “arrest me burg” janë:

7. Taulant Tushe, drejtor i infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës.

8. Namik Simixhiu, ish-zyrtar në Ministrinë e Mjedisit

9. Jetmir Llapaj

Ndërkohë, janë vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa ish-zyrtare, të cilat gjithashtu kanë qenë nën këtë masë edhe më herët.

10. Etleva Kondi, ish-zyrtare e lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe në Ministrinë e Infrastrukturës, ndaj të cilën ka në fuqi një masë sigurimi “arrest në shtëpi” për aferën e inceneratorit të Fierit

11. Valbona Ballgjini dhe Sidita Kola janë gjithashtu pjesë e dosjes së aferës së inceneratorit të Fierit.

Nga ana tjetër, emrat e rinj të listës së “inceneratorit të Tiranës” janë  Alba Thoma, Sidita Kopliku dhe Sidita Tola

Nga Boldnews.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here