Arrest shtëpie për Alba Thoma, kunata e Celibashit, njeriu i besuar i Zoto-Mërtirit

0
502

Alba Thoma është një prej personave, ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi “arrest në shtëpi” për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Thoma ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në komunikimin mes zyrtarëve shtetërorë dhe “pronarëve realë” të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Ajo ka qenë drejtoreshë juridike në Ministrinë e Mjedisit gjatë kohës që shqyrtoheshin kontratat koncesionare për landfillët në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, i miratuar në Gusht të këtij viti, Alba Thoma konsiderohej si “njeriu i besuar i Zotos dhe Mërtirit”.

“Konstatohet se KVO ka pasur në përbërje të saj edhe një ndër të besuarat e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, konkretisht shtetasen Alba Thoma”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Alba Thoma ka lidhje të ngushta me pushtetarë të rëndësishëm të së majtës. Ajo është kunata (bashkëshortja e vëllait) të Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi./BoldNews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here