Si është transformuar ndër vite “baroni i kokainës”, Gëzim Çela/ FOTO

0
241

Gëzim Çela, një prej emrave më të shumëkërkuar prej vitesh nga policia shqiptare u vu në pranga pasditen e kësaj të premteje në Kosovë.

I konsideruar si “baron i kokainës”, Gëzim Çela nga Kurbini duket se i ka shpëtuar policisë jo vetëm për shkak se përdorte identitete të rreme, por edhe sepse ndryshonte shpesh pamjen e jashtme.

Krimet e Rënda, arrest me burg në mungesë ' baronit' Gëzim Çela - PressReader

Në foton e ditës së sotme, të siguruar edhe nga lapsi.al Çela duket më i ri në pamje si dhe me më shumë flokë. Nuk përjashtohet që ai të ketë bërë edhe ndërhyrje estetike pasi veshët shihen se janë më të puthitur me kokën. Në Kosovë, Gëzim Çela përdorte emrin si Bekim Bajraktari.

Operacioni “Flakë në det”

Gëzim Çela është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit “Flakë në det”, për rastin e trafikut dhe shkëmbimit të hashashit me kokainë në mes të detit.

FOTO/ Krimet e Rënda kërkojnë 20 vjet burg, por “baroni i drogës” është ende në arrati | Droni.al

Në kuadër të këtij operacioni më 9 Tetor 2023 në Fushë Kuqe, u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Operacioni për arrestimin e tij sot ishte një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.

Kush ishte Gëzim Çela

Prokuroria çon për gjykim ish-policin Gëzim Çela, 'bosi i drogës' i shpallur në kërkim kishte laborator droge në shtëpi | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme

Ai ka punuar si oficer i Forcave Speciale para vitit 1997 ku kishte dyshime se ai drejtonte një bandë të vogël. Më vonë, Gëzim Çela u njoh si “bosi i trafikut të drogës” nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për këtë trafik.

Gëzim Çela - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit, informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithë

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare goditi një grup, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar. Gëzim Çela u arrestua, por u lirua nga gjykata me argumentit se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia shkoi në shtëpinë e tij ai nuk ishte. Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg për trafik droge.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here