Në ditën e rinisë të 2023 …

0
173

Në Ditën e Rinisë të 2023

⚠️ Vjet grupmosha 0-24 vjeç përbënte 30% të popullsisë, nga gati 50% që ishte në 2011. (INSTAT)

⚠️ Pas vitit 2016 mbi 70% e të larguarëve janë nën 24 vjeç, siç rezulton nga të dhënat e azilkërkuesëve. (Eurostat)

⚠️ Janë rreth 17 mijë të rinj që studiojnë jashtë dhe nuk kanë ndërmend të kthehen.

Atëherë ç’kemi për t’i thënë të rinjve që sot jetojnë në Shqipëri? A mjaftojnë fjalët e bukura për t’i mbajtur në Shqipëri?

Unë sot refuzoj të bëj urime klishe me fjalë boshe për Ditën e Rinisë.

Të lindurit në vitet ’90 nuk mund të jenë fort të lidhur emocionalisht me ngjarje të së shkuarës, cilado qoftë rëndësia e tyre historike. A kemi diçka me vlerë, një ëndërr, një premtim konkret për t’u thënë të rinjve për të nesërmen në Shqipëri? A do ju mjaftojë fjala jonë që ata të zgjedhin të qëndrojnë këtu?

Nëse jo, më mirë të heshtim…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here