Caktohet seanca në KAS për Kreshnik Hajdarin/ Maliqi: E drejta do të triumfojë

0
201

Më 18 Dhjetor është caktuar të mbahet seanca në KAS për kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë ankimin e opozitës kundër vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që vendosi të mbajë në detyrë Hajdarin, pavarësisht se ky i fundit ka fshehur një dënim në Greqi në formularin e vetdeklarimit.

Hajdarin, Maliqi e quan “pengun e ish fatorinos, Oligarkut Salillari”, ndërsa shton se s’ka kthim pas në betejën ligjore edhe nëse KAS jep një vendim në favor të kryebashkiakut të PS.

Beteja ligjore do të vazhdojë, deri në kthimin e Bashkisë Kuçovë të grabitur, tek qytetarët. Në bazë të ‘Kodit Zgjedhor’, ankimimi u bë nga Forcat Politike dhe nga 19 Deputet të Parlamentit, të cilët do jenë të përfaqësuar në ‘KAS’. Pavarësisht vendimit të ‘KAS’, ankimimi do të kaloj edhe në ‘Kolegjin Zgjedhor’ dhe paralel do të vazhdojnë hetimet në ‘SPAK’, ku janë depozituar 5 kallëzime dhe do të depozitohen dhe 2 të tjerë në vazhdim”, shkruan Maliqi në një postim në “FB”.

“Beteja ligjore kundër këtij abuzuesi të votës dhe të taksave të qytetarëve, me tendera korruptiv do të vazhdojë deri në Kushtetuese dhe Strasburg. Politika dhe Oligarku ler t’a mbrojë; e vërteta do të dal dhe një ditë do të përgjigjet sezbën penalisht për të gjitha bëmat e tij, që janë më të mëdha dhe më të rënda se Gjici i Kukësit.  E drejta do të triumfojë!  Kuçova do kthehet në një ‘Kantier Ndërtimi’”, shton ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here