VIDEO/ Momenti kur shefi i kufirit favorizon kalimin e mjetit me drogë në Kapshticë

0
201

Gjykata ditën e sotme la në burg ish-kryekomisarin Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Korçë, i akuzuar për trafik droge.

Mediat kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në pikën e kalimit kufitar kur transportuesit e drogës kalojnë lëndën narkotike pa u kontrolluar.

Zyrtari i lartë i policisë, Stiljan Pasho u arrestua më 30 nëntor, pasi nëpërmjet doganës së Kapshticës kaluan drejt Greqisë plotë 26 kg kanabis.

Në video shihet momenti kur Pasho bën me shenjë që mjeti i mbushur me kanabis dhe i drejtuar nga Lorenco Lika të kalojë kufirin pa u kontrolluar.

Nëpërmjet mjetit tip “Passat” ku ndodhej lënda narkotike, Pasho kishte mbërritur në pikën e kalimit kufitar. Droga u sekuestrua nga autoritetet greke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here