Aksident në Shkodër/ Makina përplaset me shtyllën, plagosen tre vajza

0
165

Një aksident me tre të plagosura ka ndodhur në Shkodër këtë pasdite, kur një automjet është përplasur me një shtyllë.

Policia njoftoi se rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E.G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Të njëjtat burime shtuan se vijon puna për nxjerrjen e drejtueses nga automjeti i përplasur me qëllim transportimin në spital, ndërsa 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Një hetim ka nisur për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here