Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, çfarë pritet të ndodhë ?

0
144

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar.

Ky event i rëndësishëm sot për demokratët do të mbahet në sallën e Pallatit të Kongreseve në orën 11.00.

PD mban sot Kuvendin Kombëtar, pritet votëbesimi i Berishës

Ç’pritet të ndodhë?

Në këtë mbledhje pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë, Sali Berisha. Po ashtu, në rendin e ditës janë parashikuar edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Gjithashtu, pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Ndonëse Berisha do të organizojë sot këtë Kuvend, 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk do të marrin pjesë.

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Pra, grupi është sot simbol i qëndresës së PD. Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt. Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë”, tha Berisha një ditë më parë në një bashkëbisedim me gazetarët.

Në këtë situatë, demokratët të cilët prej një dekade janë në opozitë, presin të dëgjojnë në kuvend nga Sali Berisha rrugën që do t’i çojë ata drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në vitin 2025.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here