Berisha: Projektligji i Ramës nuk lejon hetimet parlamentare. Mashtroi publikisht për udhëtimet me çarter, 140 brenda dy vitesh

0
208

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi Partia Socialiste depozitoi një ditë më parë në Kuvend, nismën për ndryshimin në ligjin për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Sipas Berishës, kjo u bë pasi Edi Rama është i tmerruar nga hetimet, pasi ka abuzuar duke udhëtuar me charter, duke shpenzuar 22 mln euro në 4 vite.

Rama mashtroi publikisht për udhëtimet me çarter, pasi nese nuk ka abuzuar, duhet t’i beje publike te gjitha udhetimet, ka thënë gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët Berisha.

Berisha mori shembullin e Presidentit të SHBA, i cili ne 4 vite ka bere 74 udhetim, ndersa Rama në dy vite 140 udhetime.

“Seanca e gjyqit për Edi Ramën shtyhet për ditën jetër.
Por sot, kryetemë e ditës është përpjekja e tij, i tmerruar gjer në palcë, që të ndalojë me ligj hetimin e vërtetë parlamentar, si mjetin e vetëm sot në Shqipëri, me të cilin qytetarët shqiptarë ushtrojnë sovranitetin në kuptimin e kontrollit të pushtetit të qeverisë së tyre.
Edi Rama, pasi ka shndërruar drejtësinë me SKAP-in dhe gjykatat speciale, në një karikaturë të shëmtuar, në një seksion të PS-së, pasi në Shqipëri për shkak të kurtheve ligjore, referendumi nuk mund të realizohet, dhe ka mbetur e vetmja dritare e kontrollit të abuzimit të qeverisë me pushtetit komisioni hetimor parlamentar, pasi e bllokoi për tetë herë me radhë, tani ka dërguar ligjin qesharak, i cili kërkon të ruajë privacinë e tij dhe familjes së tij për të gjitha abuzimet që ata kanë bërë.
Kërkon t’i japë mundësi bllokimi çdo lloj hetimi parlamentar, duke përcaktuar në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, mënyrën e zgjedhjes së ekspertit, nuk beson as në ekspertët e certifikuar nga gjykatat, por beson vetëm në ekspertët që mund të përzgjedhë me votën e tij, de facto të mos lejojë asnjë lloj eksperti që nuk do falsifikojë dhe mashtrojë përpara se të caktohet, ju e keni vënë re që thotë se eksperti zgjidhet me dy të tretat. Ekspertët merren nga lista e ekspertëve që ka gjykata, ata kanë një certifikim, por Edi Rama kur bie puna te hetimi i krimeve të tij të tmerrshëm, ai do vetëm ekspertët që ia cakton Fatmir Xhafa apo ndonjë tjetër. Ky i fundit është aktivizuar shumë kohët e fundit, por mbetet ai që ka qenë.
Ju e shihni se pas betejave të pandërprera të opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, të drejtat kushtetuese të parlamentit, Edi Rama dërgon në parlament ligjin ku de facto i përjashton mundësinë opozitës që të hetojë, së pari 140 udhëtimet e tij me çarter në dy vite, me të cilat shpenzimi shkon në rreth 22 milionë euro.
Këto udhëtime përbëjnë një nga abuzimet më të mëdha, më kriminale të një sundimtari qoftë dhe të një principate më të humbur, pa le më të një vendi anëtar të NATO-s.
Nëse Edi Rama, siç mashtroi shqiptarët publikisht, nuk paska abuzuar me Ismailin e tij me 140 udhëtime në dy vite, ndërkohë që në 4 vite, një president i SHBA bëri gjithsej 74 udhëtime pune.
Pra, nëse 140 udhëtimet paskan qenë vërtet takime me kryeministrat apo kryetarët e shteteve, apo samitet ndërkombëtare, Edi Rama duhet t’i tregojë ato se në fakt ato kanë qenë vakanca në vende ekzotike dhe në Paris, kanë qenë siç thuhet rëndom, rrugë për transportin e ekspozitave të dështuara të tij. Pra, kanë qenë përdorime tërësisht personale dhe përbëjnë krim të shëmtuar politik.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here