Paloka: ‘Festojmë’ Ditën e Pavarësisë me kryezuzarin që mbajmë prej 10 vitesh kryeministër

0
207

Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Deputeti demokrat Edi Paloka, në një shkrim në Facebook, shkruan se sot “festojmë” Ditën e Pavarësisë bashkë me kryezuzarin që e mbajmë prej 10 vitesh kryeministër.

Paloka shprehet se Rama është më antishqiptari që ka patur ky vend.

“Eshte mirë me qenë shqiptare, po në një vend pa zuzarë!”– shhkruan ai ndër të tjera.

Siç ka thënë Konica; shqiptarët ndahen në patriotë dhe në zuzarë!

Zuzarët gjithnjë kanë shitur interesat e shqiptarëve për privilegjet e tyre personale ndërkohë që të tjerët ulnin kokën.

Të fundit u çliruam nga Turqia në Ballkan!

Të fundit u çliruam nga komunizmi në Evropë!

Jemi ende një komb që jeton në dy shtete!

Sot “festojmë” Ditën e Pavarësisë bashkë me kryezuzarin që e mbajmë prej 10 vitesh kryeministër, më antishqiptarin qe ka patur ky vend.

Eshte mirë me qenë shqiptare, po në një vend pa zuzarë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here