Ka ndihmuar në vrasje/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për mikun e Ervis Martinaj

0
192

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Nikoll Sherrnikun dhe i komunikon akuzën për “krijim kushtesh për të kryer vrasje”.

Sherrniku akuzohet se ka vjedhur targat ne Gjermani dhe makinën e autorëve qe kreu vrasjen në Don Bosko ne 12 mars te këtij viti.

Nikoll Sherrniku, dyshohet si i përfshirë në grupin e Ervis Martinajt edhe gjithashtu ishe shok i Brilant Martinajt, i cili mbeti i vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës la në burg Nikoll Sherrnikun për ndihmën ndaj autorëve të masakrës në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë të cilëve u dha targën e automjetit.

Një koleg në servisin ku 28-vjeçari ka punuar në Gjermani, u ka thënë hetuesve se i dyshuari do merrte 3 targa të huaja që do përdoreshin nga Ervis Martinaj në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here