IGJEUM paralajmëron: Do të vijojë përkeqësimi i motit, reshje të dendura në Librazhd

0
165

Librazhdi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej disa orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM do të vazhdojë përkeqësimi i kushteve të motit gjatë gjithë nates.

Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme, Emergjencat Civile ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk jane të domosdoshme, por të qendrojnë në shtëpi. Bashkia Librazhdit është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevoje për ndërhyrje emergjente.

Strukturat e bashkisë së Librazhdit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here