Një shofer zbulon se ku është fundi i ylberit !

0
44

 

ylberTani e dimë se çfarë ka në fund të një ylberi. Nuk bëhet fjalë për një vazo plot me ar, siç mendohej gjithmonë. Një shofer në Britani ka arritur të fotografojë fundin e një ylberi në mesin e një autostrade. Ai pati vështirësi për të bërë foton për shkak të shpejtësisë, por në fund ia doli.

Në mitet e përhapura ndër njerëz mendohet se në fund të ylberit ka një enë plot me ar. Të tjerë thonë se kapërcimi i tij bën që të ndryshosh gjininë. Në mitologjinë greko- romake, ylberi konsiderohej si rrugë e një mesazhieri mes tokës e parajsës.

Në mitologjinë kineze, ylberi është një e qarë në qiell, e mbyllur nga perëndesha Nuva duke përdorur gurë me pesë ngjyra të ndryshme

 

Qeni shpëtoi foshnjën e braktisur

Një qen delesh me emrin Xhejd kishte gjetur në një çufër  në Birmingem një foshnje me moshë vetëm disa ditësh.  Roxher Vildej derisa po shëtiste nëpër park, të dielën e kaluar, qeni Xhejd në një moment ndalet dhe i drejtohet çufrës. Vildej e kishte thirrur qenin që ta ndiqte, por ai s’e kishte dëgjuar. Kur i ishte afruar pronari kishte vënë re një qeskë, për të cilën fillimisht kishte menduar  se ishte e mbushur me mbetje, por pastaj kishte vënë re se në të po lëvizte diçka. “Pashë se në të diçka lëvizte, Kujtova mos kishte brenda kotele, por ndërkohë pash një dorë dhe kokën, e pastaj foshnja nisi të qajë”, tha Vildej. Ai menjëherë kishte shkuar me vrap deri në shtëpinë më të afërm prej nga kishte thirrur urgjencën e pastaj ishte kthyer pas foshnjës. Ambulan kishte arritur shumë shpejt  dhe foshnjën e kishte dorëzuar të gjallë në spital, ku mjekët kishin konstatur se bëhej fjalë për një foshnje disaditëshe të gjinisë femërore. Mamitë e kishin pagëzuar foshnjën me emrin Xhejd, sipas emrit të qenit që e kishte shpëtuar.  Policia po heton për gjetjen e nënën së foshnjës, kurse Vildej dhe bashkëshortja e tij Ketrin shpresojnë ta shohin foshnjën.

3 vëllezër ribashkohen pas 70 vitesh

“Më mirë dikur se kurrë!” Proverbën e provuan tre vëllezër, të cilët kohë më parë u takuan pasi ishin ndarë para shtatëdhjetë vjetësh. Nga fundjava e shkuar, kur u ritakuan, vëllezërit  David Beyer (75), Noel Thompson (70) dhe Donald Thompson (92) në asnjë moment nuk u ndanë, me dëshirën që që të njihen sa më mirë mesjete para se të shkojë secili në shtëpinë e vet. Ata të gjithë janë të një babe, vetëm Beyeri jashtëmartesor ishte dhënë për adoptim para se të lindej. Ai thotë se kishte ditur se ka një vëlla më të ri, por nuk e kishte ditur ku ndodhej. “Nuk mund ta merrni me mend se ç’kënaqësi na ka sjellë kjo rinjohje”, thotë Beyer.  Mirëpo, sqaron ai, nuk e ka ditur se ka edhe një vëlla më të vjetër nga baba, Donaldin, që kishte lindur nga një nënë tjetër, me të cilën kishte ejetuar meqë baba e kishte braktisur. Donald  Thompson kishte marrë vesh se ka një vëlla nga baba, Noelin, kur kishte lexuar emrin e tij nën  përkujtimin  pas vdekjes së gjyshit të tij. Që atëherë kishte vazhduar ta kërkojë pa ndonjë sukses. Vetëm kur vajza e Beyerit, Nancy Taylor (49) kishte shkuar në sajtin ancestry.com para katër muajsh dhe kishte filluar të kërkonte, ishte zgjidhur misteri rreth origjinës së babës dhe pastaj çdo gjë u sqarua.

Sapuni më i shtrenjtë kushton 2 800 dollarë

Sapuni më i shtrenjtë në botë kushton “vetëm” 2 800 dollarë amerikanë. Ai është prodhuar në Liban, kurse në përbërje të tij gjenden edhe 17 gramë ari pluhur dhe tre gramë diamante pluhur. Drejtori i përgjithshëm i firmës që tash e shumë vite merret me prodhimin e sapunëve në Bejrut, Ahmed Hasan tha se prodhimi i sapunit të quajtur “Katar” ka zgjatur një muaj e gjysmë. Sipas tij, ky sapun është prodhuar për t’i dhënë fytyrës freski dhe vitalitet, kurse kushton 2 800 dollarë. Pos pluhurit të çmuar, ky sapun është prodhuar edhe nga parfume dhe vajra të ndryshme natyrore. “Sapunin e parë të tillë do ta ekspozojmë nesër në panairin e Katarit. Pas ekspozimit atë do t’ia falim gruas së emirit të Katarit, e cila ju ka dhënë përkrahje për prodhimin e këtij lloji sapuni”, sqaroi Hasan, duke shtuar se së shpejti do të nisë edhe prodhimi më masiv. Sipas fjalëve të tij, qëllimi ishte që ky sapun të hynte në Librin e rekordeve Guinnness.