Sot 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ! 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën !

0
176

Sot bëhen 4 vjet nga tragjedia e 26 nëntorit 2019, ku Shqipëria u trondit nga një termet i fuqishëm

Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe Tiranën dhe disa bashki të tjera, duke u marrë jetën 51 personave dhe lënduar qindra të tjerë

Nga pasojat e lëkundjeve u prekën plot 202 mijë njerëz, teksa u shkatërruan qindra banesa.

Shumë familje humbën banesat, bizneset, të cilat u kthyen në rrënoja, ndërsa shumë prej tyre jetuan në çadra.

Kujtojmë se, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, ndërsa nga lëkundjet prekën 11 bashki, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë, si Tirana dhe Durrësi.

Padyshim që pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë.

300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për t’u ardhur në ndihmë për strehim rreth 1,000 personave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here