E pazakontë! I moshuari vret një të pastrehë vetëm për ta filmuar

0
294

Një burrë nga Kalifornia Jugore u akuzua dhe qëlloi dhe vrau një të pastrehë dhe të gjithën skenën e kapi në video sipas prokurorit të qarkut Orange County.

Viktima po flinte në trotuar kur u vra nga autori. Policia identifikoi të moshuarin, Craig Sumner Elliott, 68 vjeç, si vrasës. Elliot po vraponte pasditen e 28 shtatorit me dy qentë e tij në Garden Grove, Kaliforni, kur pa Antonio García Avalos, 40 vjeç, i cili flinte në mes të një trotuari, tha në njoftim zyra e prokurorit të qarkut.Elliott, i cili kishte një karrocë me vete, përdori karrocën për të shtyrë Avalos në një përpjekje për ta zgjuar atë. Burri i fjetur u zgjua dhe filloi t’i bërtiste Elliot që të largohej prej tij, thuhet në njoftim. I moshuari, i cili u akuzua për vrasje me dashje dhe përdorimin personal të një arme zjarri, sipas CNN.

Zyra e prokurorit të qarkut tha se Elliott kishte një leje aktive nga Departamenti i Sherifit të Orange County për përdorimin e armës. Autoritetet thanë në njoftimin se një video e postuar nga Elliot tregon Avalos duke u ngritur dhe duke i hedhur një këpucë Elliot.

Disa sekonda më vonë, Elliot qëllon tre herë Avalos, i cili më vonë vdiq nga plagët, sipas njoftimit.

Departamenti i Policisë së Garden Grove e arrestoi Elliotin me një urdhër më 17 nëntor dhe ai u lirua pasi pagoi një garanci prej 100,000 dollarësh më 20 nëntor. Elliot është planifikuar të dalë në gjyq më 15 dhjetor. Ai përballet me një dënim maksimal prej 21 vitesh burgim shtetëror, sipas prokurorit të rrethit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here