Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Berisha mban një minutë heshtje: Sot ditë zi për artin në Shqipëri ! Deda ia kushtoi dhuntinë e tij, të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë

0
215

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje për aktorin e ndjerë të humorit, Zef Deda, i cili u nda sot nga jeta.

Berisha ndërpreu fjalën në konferencën e përjavshme me gazetarët duke nderuar Zef Dedën. Kryedemokrati tha se Deda ishte një artist i njohur për dhuntinë kushtuar artit dhe shoqërisë.

“Sot është ditë zi e për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit në mbarë Shqipërinë pasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur të talentuar Zef Deda, ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij ia kushtoi të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërinë. Ai u nda nga jeta para kohe, duke pasur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art. Por mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që le. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmeve, komunitetit artistik dhe qytetarëve të Shkodrës e mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe. E nderojmë me një minutë heshtje, Zef Dedën”, tha Berisha.:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here