Basha kërkon të shpëtojë karrigen me statusin e 2010-ës!

0
131

Dorëzimi i 4200 firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar nga ish-kryeministri Berisha në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, ka hapur një debat në rradhët e demokratëve përsa i përket procedurës së ndjekur. Ndonëse në statut është e shkruar e zeza në të bardhë se Kuvendi mblidhet me firmat e ¼ të anëtarëve të tij dhe nuk jep asnjë sqarim për verifikim për mandatet, duke nënkuptuar logjkisht vetëkontrollin e tyre, Basha po mundohet të kapet pas një neni apo rregulli që mund ta shpëtojë.

Aq kaotik dhe i rrënuar duket Basha në qëndrimet e tij sa sot përmes gojës së Gazmend Bardhit kërkoi që firmat të depozitoheshin në parti sipas statutit të Sali Berishës në 2010. Që Berisha e drejtonte partinë me rregulla dhe struktura shumë herë më demokratike e funksionale se Lulzim Basha, kjo është e qartë, se po e pohon edhe vetë Basha sot. Por qe ti referohewha tij statuti kur sot të tronditet karrigia, kjo është krejt anormale.

Kështu Bardhi i bëri thirrje ish-kryetarit Berisha dhe mbështetësve të tij të dërgojnë firmat në zyrën e protokollit dhe të ndiqet me përpikmëri rregullorja e institucionit, pasi mbajtja e Kuvendit Kombëtar gjykohet nga numri i anëtarëve.

“Ju lutem sillni firmat sipas rregullores së 2010-ës, kohë kur Berisha e drejtonte vetë PD-në”, tha ai.

Pra Lulzim Basha që sot pretendon s eka sjellë një statut dhe rreguloore të re që shumëfishon demokracinë, për rastin e firmave të Kuvendit kërkon të vihet në zbatim statuti i Sali Berishës. Krej qesharake.

Ndërkaq më e ulët bëhet e gjithë çështja kur Basha deklaron në publik se regjimi po organizon puç në PD. Pra njeriu që ka humbur 4 palë zgjedhje me Ramën, dhe që ka bërë dealet më të madhe me të, pohon se Berisha po bashkëpunon me qeverinë për ti marrë karigen kryetarit. A ka qytetar, demokrat jo e jo, që e beson këtë konspiracion të Bashës?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here