Punimet jashtë afatit, Veliaj bllokon “Myslym Shyrin” pa paralajmërim

0
155

Drejtuesit e mjeteve që aktivitetin e përditshëm e kanë të lidhur me rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, hasën këtë të Mërkurë me një surprizë aspak të këndshme. Efektivë të shumtë të policisë bashkiake kanë vendosur bllokada për të ndaluar qarkullimin në këtë aks mjaft të frekuentuar.

Bllokimet janë në hyrjen e rrugës pranë kryqëzimit të “Vasil Shantos”, si dhe në akset e tjera dytësore që lejojnë kalimin në “Myslym Shyr”.

Pra, të gjithë ata që duhet të shkojnë në banesa, punë, duhet të shoqërojnë fëmijët në shkolla apo kopshte, janë hasur me vonesa të tejzgjatura për shkak të masave të Bashkisë Tiranë.

Bllokim pa paralajmërim në ditë me shi

Të pyetur për shkakun e bllokimit, efektivë të bashkiakes në terren thanë se ato lidhen me punimet që po kryhen në këtë aks. Karantinimi i “Myslym Shyrit” këtë të Mërkurë vjen pa asnjë lajmërim nga autoritetet. Bashkia Tiranë dhe as kreu i saj Erion Veliaj nuk kanë njoftuar për ndalimin e qarkullimit të mjeteve këtë të Mërkurë për shkak të punimeve.

Masë kjo që vjen në një mëngjes mesjave me shi, kur trafiku zakonisht i rënduar i Tiranës, kthehet në një makth. Situata e bllokimit ndërkohë e ka rënduar edhe më shumë duke krijuar radhë të gjata në rrugicat pranë “Myslym Shyrit”, por edhe akset e tjera kryesore aty pranë, si “Rruga e Kavajës” apo “Bulevardi Gjergj Fishta”.

Afate të tejkaluara

Punimet për rehabilitimin e “Myslym Shyrit” nisën para zgjedhjeve zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Tenderi me objekt “ndërtimi i trotuareve dhe asfaltimi i rrugës “Myslym Shyri’” u fitua nga “Senka” shpk, që siguroi një kontratë me vlerë 600 milionë lekë të vjetra.

Kontrata për nisjen e punimeve u nënshkrua në fund të marsit 2023 dhe afati i punimeve ishte 6 muaj, pra deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Por, kur kanë kaluar gati dy muaj nga përfundimi i afatit, punimet ende nuk janë mbyllur./Boldnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here