Zhvillimet në Kuvend, Bardhi, letër Nikollës e trupit diplomatik: Veprime si në Korenë e Veriut

0
189

Pas mbylljes së seancës së kësaj të hëne, e cila sërish u shoqërua me tensione, flakadanë e zjarr, ndërsa mazhoranca e kaloi buxhetin brenda 5 minutave, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa është vënë në dijeni edhe trupi diplomatik në Tiranë.

Bardhi e krahason sjelljen e mazhorancës me ato të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong. “Përmes mohimit të të drejtës kushtetuese për kontroll parlamentar të Qeverisë, mosshqyrtimit të projektligjeve të deputetëve të opozitës, mohimit të të drejtës për të marrë përgjigje nga organet ekzekutive për çështje në interes të qytetarëve, apo mohimit të të drejtës për të caktuar ajo përfaqësuesit e vet në komisionet e posaçme parlamentare, praktikisht mazhoranca juaj po tenton të krijojë një Parlament një partiak, antidemokratik, autoritar dhe që dhunon hapur të drejtat e pakicës parlamentare”, shkruan Bardhi.

Më tej, ai shkruan në letër se Kuvendi është kthyer në sallë të Gardës së Republikës, duke intimiduar deputetët e opozitës me forca sigurie.

Në fund të letrës së tij, Bardhi shkruan se “intimidimi me forca sigurie i deputetëve të opozitës, është një veprim që edhe Koreja e Veriut dhe vetë Kim Jong-un do ta kishte zili. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përafrohet me standardet e vendeve të BE-së dhe jo me standardet e diktatorit të Koresë së Veriut! Në çdo rast më lejoni që në emër të deputetëve të opozitës t’ju siguroj ju dhe udhëheqësin tuaj shpirtëror Edi Rama, që do të mbeteni përjetësisht dhe në tentativë vetëm një kopje e shëmtuar dhe në miniaturë e Kim Jong-ut”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here