Alimehmeti: Makineritë e sterilizimit aty ishin që në 2012, por Beqaj kishte tjetër plan

0
184

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Mjeku Ilir Alimehmeti tha në emisionin Review në Euronews Albania se hetimi për sterilizimin është i vonuar, ndërkohë që denoncimi është bërë 4 vjet më parë dhe dëmi, nëse ka pasur korrupsion vazhdon.

Alimehmeti tregoi se qendra e sterilizimit ishte gati, e ndërtuar që në vitin 2012 përmes një kredie me vlerë 1,7 mln euro, por që nuk u vu asnjëherë në punë pasi Beqaj nuk e konsideroi të arsyeshme.

“Kjo qendër sterilizimi është ndërtuar që në 2012, është gati, është marrë me kredi 1,7 mln euro dhe përmes një shkrese zyrtare nga drejtoresha e kohës në QSUT, Ogerta Manastirliu që ja drejtonte ministrit Beqaj i kërkon ta vëmë në punë. Kapaciteti ishte 63 mijë sterilizime në vit. Beqaj s’i përgjigjet se kishte këtë planin tjetër, makineritë ishin aty, në qese”, tha Alimehmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here