Nga Yerevani në Kishinau, Shqipëria sonte përsëri me fanella të zeza, emocionet fillojnë që nga dhomat e zhveshjes

0
209

Të gjithë janë gati për spektaklin e madh. Shqipëria sheh veten fare pranë Euro 2024, ku një pikë ndaj Moldavisë do ishte mëse e mjaftueshme për të legjitimuar festën.

8 vite më parë shkonim në Europian për herë të parë dhe veshur kishim fanella të zeza. Edhe sot, në transfertën moldave, djemtë e Sylvinhos janë me uniforma te zeza.

Nga Yerevani në Stadionul Zimbru (Chişinău) ka ndryshuar pothuajse gjithçka, por jo ngjyra e fanellës. Tashmë të gjithë janë gati për të brohoritur me zërin e fitores. Kujtojmë që edhe në rast dështimi sot, festa do shtyhej për ndeshjen brenda ndaj Ishujve Faroe.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here