Berisha: Rama dënohet me 8 – 12 vite burg për ndryshimin e destinacionit të terrenit të klubit sportiv ‘Partizani’

0
257

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama është autori që ka ndryshuar në mënyrë të kundraligjshme destinacionin e terrenit të klubit Partizani, nga terren sportiv, në terren urban.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se me këtë akt Rama dënohet me 8 – 12 vite burg.  

Berisha: Merre si ta marrësh, por unë dje faktova para jush këtu me hartë dhe dokumente të paraqitura nga Edi Rama, se ai është autori që ka ndryshuar në mënyrë të kundraligjshme destinacionin e terrenit të klubit Partizani, nga terren sportiv, në terren urban.

Unë nuk e di çfarë fakti mund t’u paraqes tjetër, pasi me këtë fakt, Edi Rama dënohet të paktën 8 deri në 12 vite burg.

Unë nuk po bëj këtu prokurorin e narkoshtetit, unë po bëj këtu gjyqin publik.

Dhe unë mendoj se me faktet që paraqiti vetë Edi Rama, iu provova shqiptarëve se ky njeri me ndryshimin që i ka bërë destinacionit të terrenit sportiv në vitin 2006, në një kohë kur nuk ishte e pronarëve, ishte krejtësisht pronë e shtetit, atëherë kjo do të thotë se ata që kishin synim këtë pronë, e paguan apo nuk e paguan atë, nuk kemi për ta marrë vesh ndonjëherë, por Edi Rama shkeli rëndë ligjin e urbanistikës dhe me këtë ligj dënohet me të paktën 8 vite burg.

Prandaj doli te Bolino ai, nxori hartat dhe sillej e mbështillej.

Po dje, a u përpoq të fshihet për pjesën tjetër prapa ndryshimit të ligjit të sportit? E thotë vetë. Unë ua citova aty.

Çfarë doli aty? Ligji i sportit përkundrazi vetëm sa e saktësonte, kishte respektuar pronësinë e pronarëve, por kurrë ndryshimin e destinacionit.

Kurse Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, me të cilën janë marrë dy persona, se ky Shalsi ka qenë si punë vullnetari, paskan qenë Artan Dhuli dhe ministrja Majlinda Dhuli. Këta kanë qenë dy personat e ngarkuar për planin zviceran, në të cilin Edi Rama e ka lënë zonë urbane.

A nuk janë këto dëshmi flagrante të një shkelje madhore të ligjit nga ish-kryetari i bashkisë?

Pastaj, pse nuk paskam të drejtë unë, si nuk qena e drejtë që të deklaroj se dacibao është shkruar në zyrat e Edi Ramës, kur ai vetë del dhe citon dacibaon.

Nuk i thashë unë Edi Ramës që dil pak te Bolino e na thuaj se e bëra pas ndryshimit të ligjit për sportin. E bëri vetë atë se e ka mizën nën kësulë. Dhe doli e citoi dacibaon.

Atëherë, a dëshmon se Edi Rama është pas dacibaos.

Kurse sot, e njëjta gjë është thënë për ligjin e pronave. Po aty thotë se edhe ndryshimi i kryetarit, ishte komision dhe u bë agjenci, erdhi një pedagoge, Justina Boriçi në timonin e kësaj agjencie, e kanë marrë në pyetje njëlloj si në zyrat e Sigurimit të Shtetit.

Më fal për shprehjen, po janë edhe budallenj. Se sigurisht kryeministri nuk mund të emërojë pa u njohur me CV dhe të gjitha, një drejtor të një agjencie me rëndësi kombëtare, siç është agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Sepse çdo i emëruar në poste të larta, nuk ndodh si me Edi Ramën, që e marrin vesh nga televizori, jo sepse do kërkosh edhe mendimin, do pranojë apo jo në radhë të parë.

Dhe këtë ata, me porosi të Edi Ramës, le që janë përpjekur me të gjitha format.

Por nuk është qëllimi, por këta përdorin si argument se është favorizuar Jamarbër Malltezi, pra për të më inkriminuar mua thonë se janë bërë ndryshime në ligjin e pronave. Unë e shpjegova pjesën kryesore, ka edhe një pjesë tjetër që do e shpjegoj në seancën tjetër të gjyqit publik kundër Edi Ramës.

Nuk ka avokat në botë që e mbron Edi Ramën. Edi Rama është tashmë i pakallur me këto që ka bërë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here