“Rikthehet” grabitja e Rinasit, çfarë ka deklaruar Alkond Bengasi…

0
117

Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje një prej të arrestuarve të bandës së grabitësve të rreth 6.5 mln eurove në pistën e Aeroportit te Rinasit në 9 prill të këtij viti.

Bëhet fjalë për 34- vjeçarin Alkond Bengasi, i cili mendohet se ka informacione të plota lidhur me takimet, bisedat dhe planin e mirëorganizuar për kryerjen e grabitjes.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se Bengasi u mor në pyetje rreth mesditës së kësaj të mërkure për rreth një orë.

Që në momentin e parë të arrestimit, Bengasi ka qenë personi, i cili ka ofruar informacion për prokurorinë dhe mësohet se ai shumë shpejt do të ketë edhe statusin e të penduarit.

Të njëjtat burime pohuan se Alkond Bengasi ka rrëfyer për takimet e Admir Muratajt, personit që mbeti i vrarë ditën e ngjarjes, me shtetasin Kosovar, arrestuar disa javë më pas. Bengasi i ka pohuar prokurorisë se ka qenë i pranishëm gjatë bisedës mes Muratajt dhe Oltjon Veselit, i cili sipas të dhënave të grumbulluara dhe dëshmisë së Bengasit ka qenë pjesë direkte e grabitjes.
Që në momentet e para të arrestimit Bengasi pranoi të rrëfehet për akuzën, por statusi i tij do të vendoset pasi dëshmia të përputhet me të dhënat e tjera.

Prokuroria synon të zbulojë vendëndodhjen e parave, gjë të cilën duket se Bengasi e di shumë mirë.
Po kështu Bengasi mësohet të ketë treguar me detaje të gjithë skemën e përgatitur nga Admir Murataj dhe Oltjon Veseli. Personat e tjerë të pandehur kanë rolet e tyre në grup, ndërkohë duket se i pandehuri me pseudonimin “Daja” do të mbajë peshën kryesore të përgjegjësisë.
Veseli sipas akuzës dhe dëshmisë së Bengasit ka qenë i mirëtrajnuar për situata të grabitjeve.
Ai ka folur edhe për vendin dhe se si u bë modifikimi i makinës që u fut në pistë e aeroportit për të bërë grabitjen.

Nga dëshmia e Bengasit, pritet të ketë të dhëna të tjera si dhe bashkëpunëtor në këtë grabitje e cila për nga përmasat ishte tepër e madhe.
I pandehuri Bengasi që pritet të fitojë statusin e të penduarit përfiton mbrojtje të veçantë nga ligji. Të pandehurit e tjerë që ndodhen në pranga për këtë grabitje janë, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here