Greqia fundos Kreshnik Hajdarin, sjell vendimin e dënimit të bashkiakut të Kuçovës.

0
421

Drejtësia Greke, ka konfirmuar dënimin me 4 muaj burgim të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Përmes kthimit të përgjigjes me letër-porosi, Ministria e Drejtësisë, i ka vënë në dispozicion vendimin e gjykatës së Janinës, ku Kreshnik Hajdari rezulton të jetë dënuar penalisht në vitin 1999 për akuzën e “Hyrjes në teritorin Grek në mënyrë të paligjshme”.Nisur nga ky zhvillim i ri, ditën e martë në 14 Nëntor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pritet të zhvillojë një seancë diskutimi publike lidhur me materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, lidhur me subjektin vetëdeklarues Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste.Ndërkohë në SPAK, prokurori Dritan Prençi, vijon hetimet ndaj Kreshnik Hajdarit, për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit”.

Megjithëse hetimet kanë nisur 5 muaj më parë, ende SPAK nuk ka dalë me një konkluzjon përfundimtar ndaj këtij rasti të ngjashëm me precedentët e tjerë që ka hetuar SPAK dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Rasti u denoncua fillimisht nga televizioni i “Ora News”, ku emri i Kreshnik Hajdarit, ndodhet mes emrave të 18 personave të dënuar, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga Policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.

Por fakti që nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie në Kuçovë.

Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis. Gjyqtari, e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin fillimisht me 4 muaj burgim dhe më pas ja ka konvertuar këtë dënim me 1500 Dhrami, monedhë që në atë periudhë përdorej në Greqi para hedhjes në treg të euros.

Ky dënim nuk është deklaruar në formularin e vetëdeklarimit nga Hajdari.

E për pasojë, kualicioni “Bashkë Fitojmë” dhe banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK që të hetojnë.

Duke kërkuar nga këto institucione heqjen e mandatit të Kryetarit të Bashkisë, për shkak të papërshtatshmërisë ligjore, penale dhe morale të këtijj zyrtari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here