Saimir Kodra zbulon një tjetër skandal: Nesër do publikojmë rast tjetër dhune nga e njëjta edukatore në kopsht

0
409

Majlinda Dehima, edukatorja e cila i theu këmbën vajzës 3 vjeç në kopshtin privat “Stinët”, ngjarje që u denoncua nga emisioni Stop në Tv Klan, rezulton të ketë shfaqur sjellje të dhunshme edhe në raste të tjera.

Në emisionin Opinion në Tv Klan, drejtuesi Blendi Fevziu lexoi një mesazh ku thuhej se kjo edukatore ishte larguar nga një kopsht shtetëror në zonën e Freskut se kishte ushtruar dhunë ndaj një fëmije.

Në kuadrin e këtyre denoncimeve, drejtuesi i Stop, Saimir Kodra, i ftuar në Opinion, tha se ditën e nesërme do të publikojnë një tjetër rast dhune me protagoniste të njëjtën edukatore.

Blendi Fevziu: Kam një mesazh, por gjithsesi dhe mesazhet duhet bërë kujdes sepse duhen verifikuar, por unë po e lexoj. Gjithmonë me një pikëpyetje. Thotë: Po shikoj emisionin, doja të thoja që edukatorja ka qenë më parë e punësuar në një nga kopshtet e shtetit te zona e Freskut dhe është larguar për arsye se ushtronte dhunë.

Saimir Kodra: Po ta them ty sot, po e zbuloj skenarin e emisionit tim nesër, kam një rast tjetër që kjo i ka tërhequr veshin një fëmije, e ka dhunuar dhe është mavijosur 8 ditë dhe e kanë larguar nga ky kopsht. Po kjo edukatore. Kështu që i besoj atij mesazhit që të ka ardhur se nuk është çudi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here