SPAK pro komisioneve hetimore parlamentare, Dumani: Mund të bashkëpunojmë

0
314

Partia Socialiste ka refuzuar të ngrejë 8 komisione hetimore, të kërkuara nga opozita me pretendimin se hetimet e Parlamentit mund të dëmtojnë hetimet e prokurorisë.

Por, kreu i SPAK, Altin Dumani e hedh poshtë pretendimin e Partisë Socialiste.

Në një reagim për “Ina Media”, Dumani thotë se hetimet e dy institucioneve ndryshojnë nga njëra-tjetra:

“Komisionet hetimore, parlamentare kanë qëllim dhe funksion të ndryshëm nga hetimi që kryen SPAK, i cili është i natyrës penale. Standardet e provueshmërisë së procesit penal janë më të larta dhe procedura e ndjekur për ngritjen e një akuze është shumë më rigoroze”.

Sipas kreut të SPAK, “në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, ndërsa të dyja palët mund të bashkëpunojnë:

“Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here