Sot mblidhen 5 komisione parlamentare, opozita ka paralajmëruar sërish protestë. Çfarë pritet të ndodh?

0
172

Kuvendi i Shqipërisë do të ketë sot një axhendë të ngjeshur me zhvillime. Ashtu siç e ka përcaktuar rendi i ditës, sot është parashikuar mbajtja e 5 komisione parlamentare. Bëhet fjalë për komisionin e Ekonomisë, atë të Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese, ku në qendër të diskutimeve do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. Teksa opozita ka nisur një aksion ku asnjë komision nuk do të vijojë punimet si normalisht, Kuvendi ka vendosur që këto mbledhje të mbahen online

Berisha e Bardhi ashtu siç kanë paralajmëruar, kanë bërë me dije se nuk do të ketë asnjë seancë normale, deri sa të plotësohen 3 kërkesat e tyre, konkretisht; mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Kujtojmë se ditën e premte nga Kuvendi u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here