“Mos u kruaj shumë me mua”, debate të ashpra mes deputetëve, Sula: Turp të kesh, hajdut !

0
297

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula dhe ai i PS-së, Petro Koço janë përplasur me njër-tjetrin në Komisionin e Ligjeve.

Mbledhja u ndëpre pasi deputetët e opozitës, që hynë në Kuvend nga dritarja, u futën në Komisionin e Ligjeve dhe bllokuan punimet.

Pas këtij vendimi, Dashnor Sula foli me tone të larta dhe të ashpra duke iu drejtuar ligjvënësve socialistë “turp i zi”.

Por deputeti Petro Koço i ka kërkuar të ulë zërin dhe të mos bërtasë, duke nxitur tensione mes tyre.

“Mos e kruaj shumë me mua”, iu drejtuar deputeti i PS-së, ndërsa Dashnor Sula iu drejtua: “Turp të kesh, hajdutë”.

Dashnor Sula: Turp i zi (shtyn karrigen). Kush jeni ju që na mbyllni derën.

Dashnor Sula: Çfarë të mos bëj unë, të bërtas

Petro Koço: Mos e kruaj shumë me mua

Dashnor Sula: Me ty? E kruaj me ty dhe me kë të më dojë qejfi. Turp të kesh, hajdute

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here