Kryedemokrati Sali Berisha komentoi kërkesën e mazhorancës për të përjashtuar nga seancat plenare të Kuvendit, 7 deputetë të opozitës të cilët bllokuan foltoren pasi Nikolla nuk i lejoi të merrnin fjalën.
Berisha tha se është një vendim i turpshëm i urdhëruar nga Edi Rama. AI paralajmëroi se kryeministri do të marrë përgjigjen që meriton.
“Sot ky është një vendim i urdhëruar nga Edi Rama, i turpshëm dhe do të marrë përgjigje. Çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të opozitës, do të marrë përgjigjen e tyre”, deklaroi Berisha.