Pas dy javësh diskutime për të zhvilluar një mbledhje të përbashkët në selinë e Partisë Demokratike, grupet e deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit u mblodhën në mesditë në selinë e Kuvendit.
Sali Berisha u prononcua për mediat pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura, duke zbuluar se temë kryesore e diskutimit ka qenë vijueshmëria e aksionit opozitar dhe mënyrat si do të përballen me Edi Ramen
Ish-kryeministri tha se beteja për të mbrojtur të drejtat e tyre si ligjvënës dhe për të mbajtur gjallë Parlamentin do të jetë dhëmbë për dhëmbë me shefin e qeverisë.
“Në mbledhjen e grupit u diskutua gjerësisht sesi t’i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve në Parlament. Së pari dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që jemi në protestë në parlament. U kërkojë deputetëve socialist, mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimum është të respektoni protestën. Kjo situatë i turpëron ata. Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e Parlamentit. Përgjigjen do ta shini çdo ditë, sepse Edi Rama ka zgjedhur taktikën që ta mbyllë parlamentin në mënyrë që ta bëjë të paqenë Parlamentin. Do ketë një seancë në datën 2 dhe tjetrën e kanë caktuar në 22. Ne vazhdojmë betejën, si parlamentar jemi të vendosur që të mbrojmë të drejtat tona.”
Berisha në fund nënvizoi se deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë deri në qëndresë ekstreme për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese.Rama ka një tmerr këto kohë, është i tmerruar, i frikësuar shumë. Po ta shikoni ju, ai lëviz me batalione policësh dhe ushtarësh mbrapa. Por këto janë punët e tij, nuk më intereson mua seç ka ai. Mua më intereson se ne jemi të vendosur, absolutisht deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese