Manjani: Komisionet hetimore janë e drejtë që e garanton kushtetuta

0
167

Juristi Ylli Manjani u shpreh se detyra e opozitës është të ngrejë probleme dhe të denoncojë, teksa komentoi rrëzimin e komisioneve parlamentare.

Për Ora News, Manjani tha se opozita është e përjashtuar nga jeta politike dhe parlamentare, nga ana e mazhorancës aktuale. Ai shtoi se kërkesa e komisioneve nga ana e opozitës, është detyrim që ia garanton Kushtetuta.

Manjani: Detyra e opozitës është të ngrejë probleme dhe të denoncojë. Po ashtu të përdorë instrumente kushtetuese si komisione hetimore. Tjetër gjë është pastaj se sa të famshme janë këto komisione dhe çfarë kanë arritur. Ata janë parashikuar në kushtetutë si një fuqi e opozitës dhe nëse nuk lejohet që ta ushtrojë një gjë të tillë, sigurisht që klima politike tensionet dhe parlamenti futet në ngjarje të tilla e kemi një klimë të tensionuar.

Opozita është e përjashtuar nga jeta politike dhe jeta parlamentare. Nuk është një histori që nuk e kemi parë më herët. Nëse Garda përdoret si qentë e sulmit dhe i lëshojnë e nuk shohin se çfarë bëjnë, sigurisht që më vjen keq për ta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here