Çfarë vihet re nga “Albcontrol”? Si quhet avioni dhe porta hyrëse në Rinas…

0
152
“Albcontrol” që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare ka çuditur me emërtimet e avionit dhe portës hyrëse.
Featured image of article: Çudit “Albcontrol” me emrat, si quhet avioni dhe porta hyrëse në RinasTiranë- “Air Albania” pritet të nisë fluturimet e saj në muajin prill nga Stambolli për në Tiranë. Kështu të paktën është deklaruar sot nga nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Kerri i cili u shpreh se biletat do të jenë më të lira.

Por çfarë vihet re nga “Albcontrol”?

Nëse i hedhin një sy hartës së hapësirës ajërore të Rinasit, vemë re se porta hyrëve për në vendin tonë quhet EBELA. Ndërsa avioni quhet A319 ZA-BELA.

Nuk dihet pse janë quajtur kështu, porta hyrëse dhe avioni. Por duhet të përmendim këtu, që rreth një viti më parë, Belinda Balluku e cila tashmë mban postin e Ministres së Infrastrukurës dhe Energjitikës ka drejtuar Albcontrolin. Ajo njihet nga të gjithë me emrin shkurt Bela, që në fakt përkon me emrin e portës hyrëse.

Ndoshta këto emërtime janë vënë për ‘nder’ të saj? Kjo duhet parë pasi nuk mund ta themi me siguri. “AlbControl” menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here