Vdekja e 35-vjeçarit që po priste degët e palmave, arrestohen 2 punonjësit e firmës në Durrës

0
155

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, punëtorë të një firme private, pasi një punëtor humbi jetën një ditë më parë.

Sipas policisë në pranga ka rënë një 33-vjeçar, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës dhe një  42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra 35-vjeçari.

Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policise

Në lidhje me informacionin paraprak të ditës së djeshme, për një shtetas që humbi jetën duke punuar, ju bejmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here