Tritan Shehu: Berishës duan t’i bëjnë gjyq popullor…

0
130

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku tha se akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e ish-kompleksit Partizani, janë sulm politik ndaj tij. Ai shtoi se ndaj tij nuk duhet të bëhet gjyq popullor dhe se ai po dënohet për një vendim kolegjial të Këshillit të Ministrave.

“Unë ju ftoj të mos bëni gjyqe popullore. Nuk kam ardhur këtu të bëj gjyq e as të zëvendësoj gjykatësin apo prokurorin dhe mendoj se as gazetarët nuk duhet ta bëjnë këtë punë.

Së dyti unë nuk mund të hyj në çështjen themel, së treti, nëse në parim bëhet fjalë për dënimin e një kryeministri për një vendim kolegjial të Këshillit të Ministrave, ky është një problem që hap një kapitull shumë të rrezikshëm, për Shqipërinë dhe për çdo demokraci të botës. Së katërti, këtu kemi të bëjmë me një sulm politik”, tha Tritan Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here