Doli hapur kundër Berishës/ Ja çfarë shkruante 2 ditë më parë në rrjetet sociale avokati i caktuar nga shteti Artan Simoni

0
875

Avokatët e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi deklaruan sot për mediat, se Gjykata e Posaçme ka refuzuar tu japë aktet e hetimit dhe se po përdor instrumente dhe justifikime për të mos i dhënë ato.

Ata kërkuan edhe shqyrtim të çështjes nga Gjykata kushtetuese, por kërkesa u refuzua, ndaj avokatet u larguan nga seanca.

Ndërkohë më pas GJKKO ka kërkuar që Berisha të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti. Sipas reagimit që ka bërë vetë GJKKO, bëhet me dije se avokat u caktua Artan Simoni.

Që në nisje të këtij procesi, vetë Berisha dhe opozita kanë deklaruar publikisht se ky nuk është asgjë tjetër veçse një gjyq politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Nëse ndalemi te avokati mbrojtës Artan Simoni, ky i fundit shfaqet hapur kundër Berishës.

Por çfarë shkroi vetëm dy ditë më parë avokati i shtetit Artan Simoni i cili me një status “misterioz” sulmonte Sali Berishën.

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”, shkroi në rrjetet sociale Artan Simoni.

Doli hapur kundër Berishës, ç’shkruante dy ditë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here