“Vendimi për detyrim paraqitje një absurditet cinik, tipik i rregjimeve”, Shehu: Qëllimi është dëmtimi i opozitës

0
87

Deputeti demokrat Tritan Shehu është shprehur se masat e marra nga drejtësia për ish-kryeministrin Sali Berisha janë “tipike për regjimin”.

Ai u shpreh përmes një reagimi në rrjetet sociale se kërkesa për heqjen e pasaportës së Berishës është një masë politike për izolim, veprim të cilin ai e krahason me vendet ku sundojnë diktaturat.

Sakaq, ai shtoi se vendimi për detyrimin e paraqitjes për Berishën është një absurditet cinik që synon vetëm të cenojë reputacionin e Berishës dhe të pengojë aktivitetin e tij politik.

Reagimi i plotë:

Masat ndaj Berishes, tipike per rregjim!
1- Kerkesa per heqjen e Pasaportes eshte nje mase politike per izolim.
E ngjashme kjo me veprimet represive te ndermara disa here ndaj liderave demokrate, ne vendet ku sundojne diktaturat a rregjimet aukratike.
Nuk mund te tentohet te izolohet keshtu kryetari i opozites, ish President, ish Kryeminister e deputet.
Dhe aq me shume kjo ne kundershtim te plote me Kushtetuten e te drejtat e deputetit.
Levizja, kontaktet, takimet jane pjese e aktivitetit politik jo vetem te kryetarit te opozites, por dhe te nje deputeti.

Askush nuk mund tja ndaloje ato.
Ndaj Berlusconit u happen 105 procese gjyqesore, nga te cilat per 104 mbas maratonave ai rezultoi i pafajshem.
Por asnje here, ne asnje rast nuk u ndalua ne levizjet e tij ne Itali a jashte saj.
2-Vendimi per detyrim paraqitje eshte nje tjeter absurditet cinik, tipik i rregjimeve.
Thjesht synon per ta cenuar Berishen ne reputacionin e tij, penguar ne aktivitetin e tij politik.
Berisha nuk arratiset, ate ketu e kane.
Ai eshte e ka qene gjithmone i gatshem te pergjigjet perpara institucioneve te drejtesise, per cdo gje qe ata desherojne ta pyesin.
Ketu qellimi nuk eshte “drejtesia”.
Eshte izolimi e goditja politike e liderit te opozites,
Demtimi i PD e opozites ne terresi.
Por kane bere llogarite gabim.
Veprime te tilla me qellime te mbrapeshme bejne efektin e ngjallin reagime te kunderta ne opinion e njerezit.
Berisha, PD e opozita nuk do ndalen se luftuari per demokraci e integrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here