Leja për ndërtimin e 12 kullave të reja/ Malltezi: Krimi blen vota e votat financojnë krimin

0
137

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ditën e djeshme (19 tetor) një sërë lejesh ndërtimi e zhvillimi për kulla, godina multifunksionale apo vila e hotele në bregdet.

Dy prej kullave, të paktën sipas emërtimeve, janë të pozicionuara njëra në rrugën “Ibrahim Rugova” nën “Barcelona Tower” dhe tjetra, “Wind Tower”, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Një pjesë e mirë e lejeve përfshijnë ndërtime në Bulevardin e Ri të tilla si godina multifunksionale apo një qendër kongresesh.

Për këtë vendim ka reaguar dhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi i cili më anë të një postimi në Facebook shprehet se krimi blen vota e votat financojnë krimin.

“Krimi blen vota e votat financojnë krimin. Sa Urrejtje te madhe paska pasur per kete qytet! Nuk ka uje, nuk ka as métro e as tram, nuk trajtohen as plehrat e as ujrat e zeza, nuk ka hapur 2 rruge e trafiku merr 1 ore te shkosh ne shtepi, ky don gradacela se ndan parate.”, shkruan në Facebook, Malltezi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here