Qeveria 108 mln euro për rindërtimin, por 4 mijë nxënës bëjnë mësim me turne

0
86

Qeveria shton çdo vit fondet për rindërtimin, por për shkollat e dëmtuara nga tërmeti duket se nuk po investohet. Në Durrës 4 mijë nxënës të 12 shkollave që presin të rindërtohen, vijojnë mësimin me turne. Nxënësit thonë se kanë frikë për sigurinë gjatë mësimit pasdite e njëkohësisht procesi i të nxënit nuk zhvillohet normalisht gjatë pasdites.

Mbi 4 mijë nxënës, të 12 shkollave të parindërtuara ende pas dëmtimit nga tërmeti, vijojnë të zhvillojnë mësimin me turne në Durrës.

Mësimi me turne ka shfaqur dy probleme te fëmijët, së pari ata nuk arrijnë të zhvillojnë një proces mësimor normal, ndërsa së dyti është pjesa e sigurisë fizike të fëmijëve. Këtë gjë e tregojnë vetë prindërit që shpesh u duhet të lënë dhe punën për të shoqëruar fëmijët në shkollë.

Nxënësit tregojnë se për shkak të mësimit me turne, detyrohen që një pjesë të mësimeve të mos i bëjnë.

Procesi i rindërtimit të shkollave vijon të zvarritet në Durrës, ku të paktën 12 institucione arsimore duken ende larg rindërtimit, çka sjellë pasoja për fëmijët. Gjithashtu pushteti lokal ende nuk ka bërë të ditur se kur do të marrë fund kjo zvarritje e rindërtimit, ndërkohë që nga qeveria cdo vit shpenzohen miliona euro për rindërtimin, duket se te arsimi pak para po shkojnë./Syri.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here