Presidenti deklaroi se procesi i vizave për Kosovën u pezullua, zyra e Macron sqaron deklaratën

0
121

Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka sqaruar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’, në një deklaratë për shtyp të martën pas asaj që tha kreut i shtetit francez nga Tirana lidhur me pezullimin e procesit

Macron u shpreh sot Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, për shkak “të mos respektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk ka mbajtur fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, vizat janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete, Kosova dhe Serbia, që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, u shpreh Macron më herët sot.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, tha Zyra e Presidentit të Francës në një përgjigje për ABC.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here