Muzeu i Luvrit mbyllet për ‘arsye sigurie’, Franca në gatishmëri të lartë pas sulmit me thikë

0
117

Këtë të shtunë, vizitorët u evakuuan nga muzeu i Luvrit në Paris, i cili u mbyll “për arsye sigurie” ndërkohë që Franca është në gatishmëri të lartë pas një sulmi në qytetin verilindor të Arras.

 

Vendi e ngriti nivelin e tij të alarmit pasi një burrë goditi me thikë për vdekje një mësues dhe plagosi rëndë tre të tjerë në një shkollë të premten.

Një zëdhënëse e Luvrit, muzeut më të madh në botë, i tha AFP-së se “kishin  marrë një mesazh me shkrim ku thuhej se ekzistonte një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij”.

“Ne kemi vendosur në kontekstin aktual kombëtar të një alarmi “sulmi urgjent” që ta evakuojmë dhe ta mbyllim muzeun gjatë ditës ndërkohë që kryejmë kontrollet e nevojshme,” tha zëdhënësja.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here