Shoqata e Bashkive të Shqipërisë pjesë e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës

0
97

Sekretari i përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës Z. Mathieu Mori pati sot një takim pune me Bordin Drejtues të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, të kryesuar nga Presidenti saj  Z. Fisnik Qosja, i cili është njëkohësisht dhe Kryetari Bashkisë së Kavajës.

  1. Mori  pasi u njoh me objektivat dhe rezolutën e Ansamblesë Themeluese të të Zgjedhurve Vendorë demokratë, shprehu urimet më të mira për ringritjen e Shoqatës të Bashkive, si një forum i rëndësishëm në mbrojtje të kauzës së  të zgjedhurve vendorë, demokracisë vendore, autonomisë dhe vetqeverisjes lokale.

Kongresi Autoriteve Lokale të KE vlerëson dhe e pranon në gjirin e saj shoqatën tuaj të  bashkive, u shpreh Z. Mori duke i ftuar drejtuesit e saj të marrin vendet që takojnë në Kongres, propocionalisht me rezultatin e zgjedhjeve.

Në këtë takim morën pjesë Kryetari Shoqatës Z. Fisnik Qosja, NënKryetarët e saj Z. Albert Malaj dhe Z. Albert Mëlyshi, Kryetari i Dhomës së Këshilltarëve Bashkiak Z. Ilir Alimehmeti, Kryetari Dhomës së Këshilltarëve të Qarkut Z. Myftar Dauti si dhe Kryetari Forumit të Zgjedhurve Vendorë Demokratë Z. Ylli Asllani.

Drejtuesit e Shoqatës së Bashkive diskutuan dhe trajtuan me Z. Mori një seri problemesh të të zgjedhurve vendorë dhe demokracisë vendore në Shqipëri.

Ata theksuan, se në 10 vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa pas në demokracinë vendore, autonominë dhe vetëqeverisjen lokale. Rritja e autoritarizmit po ngushton hapësirat e qeverisjes vendore.

Problemi  kryesor në Shqipëri ngelet manipulimi votimeve dhe tranformimi i vullnetit të zgjedhësve. Pü pengohet përfaqësimi opozitar i qytetarëve në Këshillat e Qarqeve dhe projektet rajonale të zhvillimit.

Kryesia e Shoqatës së Bashkive shprehu shqetësimin e madh të vendosjes së plotë me ligj të kontrollit të Qeverisë në aktivitetin e bashkive të Shqipërisë.

Në vijim ata u shprehën:

Në kundërshtim me Kartën Evropiane të Qeverisjes Vendore, në Shqipëri të zgjedhurit dhe njësitë vendore kanë pamjaftueshmëri të theksuar fondesh dhe të ardhurash për të realizuar përgjegjësitë që kanë para qytetarëve dhe ligjit. Buxheti i bashkive përfaqëson vetëm 1% të prodhimit të përgjithshëm bruto, më i ulti në gjithë Evropën, dhe për më tepër Kryeministri kërcënon zgjedhësit me bllokim fondesh nëse votojnë për opozitën, gjë të cilën e bën realitet në bashkitë e fituara prej opozitës.

Reformat Administrative e Territoriale janë projektuar për të manipuluar zgjedhjet dhe kanë shkaktuar shpopullim masiv të banorëve, varfëri si dhe falimentim financiar njësive të reja bashkiake.

Të ndodhur para vështirësish dhe një presioni në rritje, u shprehën përfaqësuesit e  Shoqatë e Bashkive  po organizohemi të mbrojmë të drejtat tona si të zgjedhur vendor, interesat e qytetarëve që përfaqësojmë, si dhe demokracine vendore.

Në këtë përpjekje Kryesia e Shoqatës së Bashkive i kërkoi Z. Mathieu Mori Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës mbështetje dhe ndihmë për rritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e këshilltarëve e drejtuesve të bashkive. Krijimin e mundësive të kontaktit dhe përfitimit nga programet evropianë për qeverisjen vendore, si dhe lehtësimin e binjakëzimit apo patronazhimit me shoqatat analoge dhe bashkive simotra të vendeve të KE.

Kërkesa që u pritën më kënaqësi! Aq më tepër tani, deklaroi Z. Mori që buxheti i Kongresit është pesë fishuar dhe është rritur ndjeshëm në KE vëmëndja dhe rëndësia e qeverisjes vendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here