Dhunohet me levë në kokë efektivi i policisë, dërgohet me urgjencë në spital

0
107

Një efektiv i policisë kufitare i identifikuar si Sokrat Muho është dhunuar me leva. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër mesditën e sotme. Mësohet se efektivi është rrahur tek Ura e Lumit në momentin që ka qenë në krye të detyrës.

Ai është sulmuar nga dy persona që nuk janë identifikuar ende dhe është lënë i plagosur në rrugë.

Kalimtarë të rastësishëm e kanë gjetur dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Për shkak të plagëve të marra e gjendjes së rëndë shëndetësore, Muho është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga ana tjetër kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe janë fokusuar në një sherr në të cilin është përfshirë efektivi para tre ditësh. Dyshohet se Muho është konfliktuar me tre persona nga Tepelena, por shkaqet nuk janë zbardhur ende.

Gjithsesi nuk dihet me siguri nëse pas dhunimit të efektivit Muho qëndrojnë personat në fjalë apo jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here