“Përse duhet debat për Rezolutën kur paska dakordësi?”, Vasili: A mos i shërben Ramës për të mbuluar tradhtinë tij ndaj Kosovës?

0
125

Nënkryetari i  Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar interpelancën që po mbahet në Kuvend për Rezolutën e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili ironizon opozitën dhe qeverinë, teksa shprehet se ‘pse u dashka një debat kur paska një dakordësi?’

Më tej ai ngre pyetjen nëse mocioni me debat i shërben kryeministrit Edi Rama për të mbuluar tradhtinë e tij ndaj Kosovës.
Postimi:

Po debati per Rezolten perse u dashka kur paska dakordesi?!

Kujt i duhet ky mocion me debat, kur dakordesia qenka arritur?

Perse duhet humbur kohe parlamentare kur dakordesia qenka fakt?

A mos i duhet ky debat Rames dhe rilindjes si kohe per te bere propagande te shpifur ne parlament me qellimin per te mbuluar tradhetine tij ndaj Kosoves?

A mos ky gjoja debat behet sot per ti dhene nje mundesi Rames, qe me ne fund te rikthehet ne Parlamentin, qe ka bojkotuar prej kohesh?

A mos i duhet ky kinse debat Rames per tu paraqitur si njeri, qe pranon konsensusin?

A nuk eshte realisht nje pseudodebat ky i sotmi, ne kushtet qe dakordesia qenka pune e kryer?

A nuk do te mjaftonte nga nje deklarate nga grupet parlamentare, qe qenkan dakordesuar dhe pastaj te kalohej direkt e ne votim?

‼️ JO DHE JO PSEUDO-DEBATEVE!

PARLAMENTIT I DUHET DEBAT I VERTETE !

PARLAMENTI DUHET TI KERKOJE LLOGARI QEVERISE PER GRABITJEN MONSTRUOZE TE TAKSAVE TE QYTETAREVE!

PARLAMENTI DUHET TE DEBATOJE PER KRIMINALIZIMIN E QEVERISJES!

PARLAMENTI DUHET TE DABATOJE ME ZERIN NE KUPE TE QIELLIT PER VOTEN E LIRE!

PARLAMENTI DUHET TE DEBATOJE HALLET E QYTETAREVE!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here